Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shania Twain frikësohet se nuk do të këndojë më kurrë

Këngëtarja e famshme kanadeze, Shania Twain, ka frikë se nuk do të këndojë më kurrë.

Ylli 57-vjeçar i muzikës country e ka marrë vendimin e madh të jetës dhe karrierës, për t’u rikthyer në studio incizuese dhe për ta realizuar albumin e ri, “Queen of Me”, që planifikohet të lansohet në vitin 2023.

Por, këngëtarja e cila kishte pësuar dëmtim të nervit në telat e zërit si pasojë e sëmundjes Lyme, dhe në vitin 2018 i ishte nënshtruar operacionit në fyt për ta ndihmuar me menaxhimin e këtij problemi shëndetësor, ka gjithmonë frikë se një ditë do ta humb tërësisht zërin.

“Për mua, ky album do të thotë shumë. Reflekton mbi mënyrën se si i marr vendimet e mia dhe guximin për t’iu nënshtruar operacionit, edhe pse e dija se mund ta humbja aftësinë për të kënduar. Prandaj është një projekt shumë i rëndësishëm”.

Ylli i hitit “Man! I Feel Like a Woman”, tutje tregoi se gjatë gjithë procesit të incizimit të këngëve e ka testuar vazhdimisht zërin e saj, por nuk është e sigurt nëse operacioni të cilit i është nënshtruar në vitin 2018 do të vazhdojë t’i sjell rezultate të mira me kalimin e moshës.

Në intervistën e fundit, Twain e pranoi se është një adhuruese e madhe e Harry Styles. Këngëtarja e cila në muajin prill iu bashkua kantuatorit britanik në skenë, gjatë performancës së tij në festivalin “Coachella”, tha që shpreson se do të bashkëpunojë me ish-anëtarin e grupit “One Direction” në të ardhmen, sigurisht kur të jetë koha e duhur për të dy.

Edhe Shania Twain dëshiron bashkëpunim me Adelen Showbiz Shania Twain dëshiron bashkëpunim me Adelen

“Unë performova me Harry Stylesin në ‘Coachella’. Ai më ftoi në skenën e tij, e cila ishte e mahnitshme dhe ai është një person i mrekullueshëm dhe shumë i dashur. Mendoj se një bashkëpunim i mundshëm me të do të ishte ëndërr e shndërruar në realitet. Sigurisht se ai është i zënë duke bërë filma tani. Por, unë do të doja të bashkëpunoja me Harryn në të ardhmen”, deklaroi këngëtarja.

Albumi i ri i Shania Twainit, “Queen of Me”, do të publikohet më 3 shkurt të vitit të ardhshëm.

Image