Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Seritë komike ku luan Zelensky bëhen të famshme kudo

Shtetet po marrin të drejtat për “Shërbëtorin e Popullit” – një seri e komedisë ku luan presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, si president i Ukrainës.

Në vitin 2015, ish-aktori dhe komedian Zelensky luante në rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko, një mësues i cili u bë president pasi një student ia publikoi një video të tij që ofendonte zyrtarët për korrupsionin, dhe videoja bëhet virale. Goloborodko vendoset që ta drejtojë vendin teksa ka një jetë normale, shkruan AP.

Por seritë komedi kanë arritur kulmin e shikueshmërisë prej kur Zelensky u bë fytyra e kombit për qëndresën e tij ndaj sulmeve nga Rusia.

Kompania Eccho Rights ka thënë se shitjet janë rritur shumë ditët e fundit të serive, teksa interesimin në to e ka quajtur “të mahnitshëm”.

Channel 4 ka njoftuar se ka marrë të drejtat për transmetimin në Britani dhe planifikon ta lëshojë një episod të dielën. Të tjerë kanale televizive kanë njoftuar të njëjtën gjë si në Greqi, Rumani, Bullgari, Estoni, Francë, Finlandë, Gjeorgji, e të tjera.