Episodet e reja të serialit të njohur indian, “Uttaran” vijnë në ekranin e Kohavisionit me termin të ri.
Seriali do të transmetohet nga e hëna deri të premten në orën 15:40.
Gjatë kësaj jave vijnë episodet 1.424 deri 1.428, duke sjellë në ekran plot situata me dramë, tension e rrëfime dashurie ndërmjet protagonistëve.
Seriali që zë fill në miqësinë e dy shoqeve me sfonde krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, sjell në role kryesore aktoret Tina Dutta, Rashami Desai e të tjera.