Skema programore e Kohavisionit nga sonte (2 dhjetor) do të plotësohet me një emision të ri javor.
Çdo të diel nga ora 20:44, fiks 40 minuta do të jenë të rezervuar për emisionin më të ri satirik në ekranin kosovar.
Një pasqyrë e zhvillimeve politike e shoqërore të vendit do të vijnë të përmbledhura e komentuara nga perspektiva e tre monitoruesve dhe analistëve më mistik të kohës. Krejt këto vijnë të përmbledhura në emisionin e titulluar “MASKArenjtë”.