Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Seriali "Bluey" po përgatitet të shfaqet në ekranin e madh

Bluey

Foto: Associated Press

Seriali i njohur australian “Bluey” do të vijë në ekranin e madh me një film që pritet të shfaqet në kinematë botërore në vitin 2027.

Ky film do të prodhohet nga gjigandi i filmave “Walt Disney Co” si dhe “BBC Studios” dhe do të shkruhet dhe drejtohet nga krijuesi i serialit, Joe Brumm, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Aktorët që u japin zërin personazheve kryesore, përfshirë Melanie Zanetti dhe David McCormack, do të jenë të pranishëm në versionin e filmit.

Filmi, që do të jetë i animuar në CGI, do të vazhdojë aventurat e Blueyt, një qenushe e kaltër që është e pasionuar pas lojërave dhe e cila jeton me prndërit dhe motrën e saj më të vogël, Bingo.
Brumm ka shprehur entuziazmin e tij për projektin.

“Gjithmonë kam menduar që ‘Bluey’ meritonte një film për kinema. Dua që ky të jetë një film që e gjithë familja mund ta shijojë bashkë”, ka thënë ai.

Që nga debutimi i tij në vitin 2018, “Bluey” është shndërruar në një fenomen botëror, duke tërhequr audienca nga e gjithë bota me historitë e saj prekëse që flasin për lojën, imagjinatën dhe lidhjet familjare.

Edhe Ryan Gosling po punon për një film të ri “The Flintstones” Showbiz Ryan Gosling po punon për një film të ri “The Flintstones”

Seriali, i cili transmetohet në “Disney Jr.” dhe “Disney+”, ka qenë seriali më i shikuar në mbarë botën në platformën “Disney+” në vitin 2024, duke e forcuar edhe më shumë popullaritetin e tij.

“Që nga debutimi në ‘Disney Jr.’ dhe ‘Disney+’, ‘Bluey’ është shndërruar në një fenomen global, duke bashkuar familjet kudo me historitë e saj të bukura të lojës, imagjinatës dhe lidhjeve familjare e shoqërore”, ka thënë Dana Walden nga kryesia e “Disney Entertainemnt”.