Aktorja e mirënjohur, Selma Blair, ka pranuar se pa dashje dhe gabimisht ka ngatërruar komunitetin mysliman më islamikët radikalë e fundamentalistë, në një postim që tashmë e ka fshirë, raporton “The Guardian”.
Ajo ka kërkuar falje për komentin që ka bërë në rrjete sociale, duke thënë se ai ka rënduar shumë njerëz.
“Në komentin tim, gabimisht dhe pa qëllim kam ngatërruar myslimanët me islamikët radikalë e fundamentalistë, një gabim i tmerrshëm në fjalët e mia, që rezultoi të lëndonte shumë njerëz, të cilët nuk doja t’i lëndoja dhe thellësisht pendohem për këtë”, ka thënë aktorja.
Ajo tutje ka thënë se në ditët e sotme shumë lehtë përforcohet urrejtja e dezinformomi. Në këto instanca ajo shtoi se gaboi në shkrim dhe e pranon se mund të ketë kontribuar në reagimin e komunitetit mysliman.
“Jam e dedikuar ndaj paqes e tolerancës për të gjithë ata që e duan, jo për urrejtjen. U kërkoj falje pjesëtarëve të komunitetit mysliman të cilët i ofendova me fjalët e mia. U kërkoj falje shokëve të mi dhe i kërkoj falje çdo kujt që e kam lënduar. Dhe do të përmirësohem”, ka përfunduar aktorja.
Sipas raportimit të “The Hollywood Reporter”, Blair në komentin e saj ka sulmuar përfaqësueset e shtetit amerikan Cori Bush dhe Rashida Tlaib, pasi ato votuan kundër një projektligji që ndalon anëtarët e grupit militant Hamas të hyjnë në SHBA.
“Dëboni të gjithë ata që mbështesin terrorizmin. Islami ka shkatërruar shtetet myslimane dhe erdhën këtu e shkatërruan mendje”, pati shkruar Blair në komentin që tash e ka fshirë.
Komenti ngjalli shumë reagime, duke përfshirë një që bëri Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame që komentet e Blaires i quajti “urrejtëse dhe injoruese”.