Aktorja e Hollywoodit, Mellisa Barrera, ka gjetur më në fund paqen, pasi ishte tronditur kur kishte marrë lajmin se ishte pushuar nga stafi drejtues i filmit “Scream”, ku ajo do ta luante rolin kryesor, raporton People.
Ylli ishte pushuar nga puna për shkak të një deklarate antisemitiste
33-vjeçarja ka folur për revistën “The Rolling Stone” duke thënë se atë moment ishte e shokuar.
“Nuk jam personi i parë që i ka ndodhur kjo gjë, por ishte shokuese. Nuk po e di as çfarë të them”, ka thënë Barrera kur u pyet se si ishte ndier.
Ajo tutje shpjegoi se gjithçka që ka ndodhur ishte shumë transparente.
“Unë e di se kush jam e çfarë kam bërë, si dhe e di që ajo që kam thënë ka ardhur si diçka dashamirëse, diçka që buron nga dashuria që kam për njerëzimin, të drejtat e njerëzve e lirinë e njerëzve, ndjenja këto që nuk duhet të konsiderohen si kontraverse”, ka thënë aktorja.
Edhe
Jenna Ortega tregon pse u largua nga filmi “Scream 7”
Ajo gjithashtu deklaroi se tani po ndjehet në paqe pasi njerëzit e afërt të saj, ata që e duan si familja e rrethi i ngushtë shoqëror e njohin dhe e dinë se çfarë mendimi ajo ka rreth kësaj çështjeje.
Pushim i Barreras pati ndodhur në muajin nëntor kur drejtuesit e filmit “Scream” dhe patën deklaruar se kanë zero tolerancë për antisemitizmin. Kjo sepse Barrera kishte shkruar në instagram se “Gaza po trajtohet si një kamp përqendrimi”.