Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez sqaron raportin me Dua Lipan

Fansat mund të qetësohen sepse, Selena Gomez, i ka hedhur poshtë thashethemet rreth prishjes së raportit me Dua Lipan.

Themeluesja e kompanisë “Rare Beauty” e realizoi një intervistë me portalin “FastCompany” ku sqaroi gjithçka. Tregoi se si ndihet për këngëtaren e hitit “Levitating” të cilën e ka larguar nga lista e ndjekësve në Instagram gjatë verës.

Gomez zbuloi se kjo ka ndodhur aksidentalisht dhe nuk e kishte bërë Duan “unfollow” me qëllim.

“Ishte një aksident. Unë thjeshtë po e pastroja listën e ndjekësve në Inatagram, dhe nuk e kisha vënë re që e kam larguar Duan. Më pas dikush më telefonoi dhe më pyeti se çfarë ka ndodhur”.

Atëkohë, Gomez nuk u deklarua publikisht rreth asaj që kishte ndodhur. Por, përmes një postimi në Instagram tregoi se ka ndodhur një keqkuptim dhe më pas e publikoi një fotografi ku shihej e veshur me një fustan të koleksionit të Dua Lipas, “La Vacanza”, të krijuar në bashkëpunim me markën “Versace”, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Pak momente nga Versace dhe Dua”.

Tutje në intervistë, Selena la të nënkuptohet se shumë shpejtë mund të lansohet albumi i saj i katërt i incizuar në studio. Gjithashtu i paralajmëroi fansat të mos presin këngë pikëlluese nga ky incizim.

“Nuk mund ta shkruaj vërtet këngë pikëlluese nëse nuk jam e trishtuar. Më është dashur të mësoj sërish se si është të jem vetvetja dhe e lumtur. Në të gjithë albumin nuk ekziston një këngë pikëlluese”.

Edhe Aktorja që ia dhuroi veshkën Selena Gomezit reagon ndaj spekulimeve se ato kanë mosmarrëveshje Showbiz Aktorja që ia dhuroi veshkën Selena Gomezit reagon ndaj spekulimeve se ato kanë mosmarrëveshje

Këngëtarja dhe aktorja 31-vjeçare ka folur gjithmonë hapur për sfidat me shëndetin mendor dhe insiston se kurrë nuk do ta fshehë realitetin nga fansat e saj.

Gomez e cila ka qenë më lidhje me sy prej artistëve më të popullarizuar, Justin Bieber dhe The Weeknd, po ashtu zbuloi se është beqare dhe po ndihet më e lumtur se kurrë.

Përgatiti: Edona Binaku