Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Schwarzenegger ndërton 25 shtëpi për të pastrehët në Los Anxhelos

Arnold Schwarzenegger po bën një ndryshim në jetën e veteranëve këtë sezon festash.

Schëarzenegger, 74 vjeç, personalisht dhuroi 25 shtëpi për veteranët në zonën e Los Anxhelosit, të cilët kishin jetuar më parë në rrugë.

Ish-guvernatori i Kalifornisë i zbuloi shtëpitë këtë javë si një dhuratë e hershme për Krishtlindje.

"Sot, festova Krishtlindjet herët. 25 shtëpitë që dhurova për veteranët e pastrehë u instaluan këtu në LA," shkroi ai në Twitter të enjten.

“Ishte fantastike të kalojmë pak kohë me heronjtë tanë dhe t'i mirëpresim në shtëpitë e tyre të reja”, ka shtuar ai.

Schwarzenegger gjithashtu i bëri thirrje organizatës jofitimprurëse “Village for Vets”, si dhe Zyrës së Sekretarit të Çështjeve të Veteranëve dhe Veteranëve Amerikanë (AMVets) që t’i ndihmojë ata.

Edhe Schwarzenegger kujton kohen kur ishte emigrant në SHBA Showbiz Schwarzenegger kujton kohen kur ishte emigrant në SHBA

“Ne dëshmuam se kur punojmë të gjithë së bashku, mund të zgjidhim çdo problem”, ka shkruar aktori i famshëm.

Sipas FOX 11 Los Angeles, Village for Vets siguroi shtëpitë, të cilat Schwarzenegger i mundësoi me një donacion prej 250,000 dollarësh.