Showbiz

Schwarzenegger kujton kohen kur ishte emigrant në SHBA

Arnold Schwarzenegger ka shpërndarë energji pozitive derisa festat e fundvitit po afrohen.

Të shtunën, ylli i “Terminatorit”, 76-vjeçar, u pa në një video duke shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve në Qendrën Rinore Hollenbeck, duke shënuar një traditë vjetore që ai tha se ishte frymëzuar nga Krishtlindjet e tij të para të kaluara në Shtetet e Bashkuara si emigrant.

“Ka një arsye që unë kam shpërndarë dhurata në @hollenbeckyouthcenter në Boyle Heights për më shumë se 30 vjet”, shpjegoi Schwarzenegger në mbishkrimin e tij.

“Kur erdha për herë të parë në Amerikë, miqtë e mi në Gold’s Gym ishin kaq bujarë. Më sollën dhurata gjatë Krishtlindjeve dhe më bënë të ndihem kaq i lumtur dhe i përfshirë”, vazhdoi ai.

“Më pëlqen të jem në gjendje t'i kthej dhe të shoh buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve kur marrin dhuratat e tyre. Gëzuar Krishtlindjet”, ka përfunduar Schwarzenegger.

@arnoldschnitzel

There is a reason I have been handing out presents at the Hollenbeck Center in Boyle Heights for over 30 years. When I first came to America, my friends at Gold’s Gym were so generous. They brought me in during Christmas time and made me feel so happy and included. I love being able to give back and see the smile on the kids’ faces when they get their gifts. Merry Christmas to all!

♬ Christmas In Hollis - RUN DMC