Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arnold Schwarzenegger i irrituar e mbyll vetë gropën në rrugën e lagjes

Arnold Schwarzenegger ka rregulluar një gropë jashtë shtëpisë së tij vetë pasi kishte pritur disa javë për riparim.

Ylli i “Terminatorit” u mërzit nga gropa e madhe jashtë rezidencës së tij në Los Angeles dhe vendosi ta marrë vetë në dorë punën.

“Sot, pasi e gjithë lagjja është mërzitur nga kjo gropë gjigante që ka dëmtuar veturat dhe biçikletat për javë, dola me ekipin tim dhe e rregullova”, ka thënë ai.

“Gjithmonë them, mos të ankohemi, të bëjmë diçka”.

Pasi falënderohet nga një fqinj i cili dëgjohet në videon ku shihet duke e mbushur gropën, ai thotë: “Duhesh ta bësh vetë. Është çmenduri. Për tri javë kam pritur që kjo gropë të mbyllet”.