Aktori Arnold Schwarzenegger vendosi të rregullonte vetë një gropë në rrugë që po i shkaktonte probleme atij dhe fqinjëve të tij, e filmoi dhe e postoi në Twitter.
Pasi videoja e tij u bë virale, autoritetet e Los Angelesit reaguan, duke thënë se Schwarzenegger vetëm shkaktoi më shumë dëme sepse ajo që ai groposi nuk ishte thjesht një gropë, por një kanal i përdorur nga kompania e shërbimeve SoCal Gas gjatë punimeve të ndërtimit që do të zgjasin deri në fund e majit.
Kompania kishte leje nga qyteti për ta mbajtur kanalin hapur deri në përfundimin e punimeve dhe tani do të duhet ta gërmojnë sërish.
Videoja e Schwarzeneggerit u pa mbi 11 milionë herë, ndërsa njerëzit e lavdëruan për veprimin që bëri.
Today, after the whole neighborhood has been upset about this giant pothole that’s been screwing up cars and bicycles for weeks, I went out with my team and fixed it. I always say, let’s not complain, let’s do something about it. Here you go. pic.twitter.com/aslhkUShvT
— Arnold (@Schwarzenegger) April 11, 2023
-
Arnold Schwarzenegger i irrituar e mbyll vetë gropën në rrugën e lagjes
-
Tom Cruise zbulon sekretet e transformimit të tij për filmin “Digger”
-
Tom Cruise habit fansat me transformimin e tij
-
Elton John u përgjigjet kritikave për papastërtinë e furrës së kuzhinës
-
“Kërkimfalja” e Snoop Doggut për komentet mbi filmin “Lightyear” rezulton e rreme