Akori i njohur, Ben Affleck, është bashkuar me ish-gruan e tij, Jennifer Garner, për të ju ofruar ushqim të pastrehëve për nderë të Festës së Falënderimeve.
Ngjarja e bamirësisë është mbajtur në Los Angeles dhe aty kanë marr pjesë shumë personalitete të famshme, ka shkruar Deadline.
Çifti, që ishte i martuar prej vitit 2006 deri më vitin 2018, kanë ndihmuar për t’i ushqyer qindra të pastrehë, bashkë me fëmijët e tyre.
Affleck e Garner, bashkë me aktoren Sarah Paulson kanë pozuar për fotografët e pranishëm në panairin e rrugës, ku po shpërndaheshin shumë shujta.
Pamjet:
Organizata bamirëse “The Midnight Mission”, e cila vepron në zonën Skid Row të Los Angelesit, e ka bërë traditë që të marrë të famshëm e vullnetarë për të shërbyer mijëra shujta për të pastrehët me rastin e Festës së Falënderimeve.
-
Jennifer Garner flet rreth vështirësive që pati pas divorcit nga Ben Affleck
-
Affleck lavdëron Lopezin: Është spektakolare dhe e mrekullueshme me fëmijët e mi
-
Ben Affleck i hapur për një mundësi të dytë me ish-gruan
-
Zjarret në Los Angeles e detyrojnë Ben Affleck të shkojë në shtëpinë e ish-gruas
-
Janë në proces divorci, por Ben Affleck i bën dhuratë speciale Jennifer Lopezit