Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sam Smith po e riemëron dhe shtynë lansimin e albumit të tij të tretë

Foto: Reuters

Ylli i hitit “Too Good At Goodbyes”, Sam Smith, kishte planifikuar ta lansojë albumin e ri muzikor të titulluar, “To Die For”, më 5 qershor të këtij viti, por si duket ka vendor t’i bëjë disa ndryshime në këtë incizim si rezultat i pandemisë globale, transmeton Koha.

Smith ka thënë se emri i albumit nuk i duket më i duhuri, kjo për shkak të situatës nëpër të cilën po kalon bota për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi, si pasojë e së cilës 36.000 njerëz e kanë humbur jetën. Prandaj, këngëtari i talentuar britanik ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime të rëndësishme në album, para se të jetë gati për lansim në tregun muzikor.

Përmes një postimi në Instagram, Smith deklaroi: “Kam menduar gjatë këto javët e fundit dhe ndjej se titulli i albumit tim të ri, dhe lansimi i tij në këtë kohë nuk është i përshtatshëm. Prandaj, kam vendosur të vazhdoj të punojë në këtë incizim edhe për pak kohë, dhe t’i bëjë disa ndryshime të rëndësishme.”

Këngëtari 27-vjeçarë insiston se albumi i tij i tretë do të lansohet këtë vit, por ende nuk ka datë të konfirmuar për ta ndarë me fansat.

“Do ta riemëroj albumin tim dhe po e shtyj datën e lansimit të tij. Ky është një lajm i konfirmuar. Por mos u brengosni, sepse albumi do të lansohet këtë vit, iu premtoj për këtë gjë! Mirëpo, deri atëherë, jam ende nuk punuar në disa këngë të reja të cilët do të përfundojnë brenda muajve të ardhshëm, dhe të cilat mezi pres t’i dëgjoni," përfundoi këngëtari.

Ndërkaq, së fundmi Sam Smith kishte deklaruar se është vetizoluar pasi ka përjetuar dhimbje koke, por pastaj i siguroi fansat se po ndihet më mirë, pavarësisht kësaj gjendjeje të çuditshme në të cilët po kalon bota.