Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sam Smith i prekur nga reagimet pozitive rreth këngës së tij të re

Ylli i hitit “I’m Not The Only One”, i cili e lansoi videoprojektin e tij të fundit “To Die For” në Ditën e të Dashuruarve, ka mbetur i shokuar nga reagimi i fansave rreth këtij projekti, që është pjesë e albumit të tij të ardhshëm.

Duke folur për rrjetet sociale, Smith ka deklaruar: “Leximi i reagimeve tuaja për këngën time të re, po më bënë të qajë. Ju dua shumë të gjithëve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këngëtari 27-vjeçar i njohur si krijuesi i disa prej baladave më të mira të dashurisë, para pak javësh kishte treguar se këngën e re “To Die For” e kishte shkruar gjatë një periudhe të “vet-zbulimit dhe zemërthyerjes”, si dhe kishte vendosur t’ia dedikoj të gjithë personave të vetmuar për festën e Shën Valentinit, transmeton Koha.net.

Dhe pas publikimit të këngës dhe videoklipit të ri muzikor, ylli i hitit “Writing On The Wall” po ashtu e kishte konfirmuar lansimin e albumit të tretë të incizuar në studio, i cili gjithashtu e mban titullin “To Die For” dhe pritet të dal në shitje më 1 maj të këtij viti.