Showbiz

Sam Smith konfirmon kur do të sjellë albumin e ri

Këngëtari i mirënjohur britanik, Sam Smith ka konfirmuar se albumi i tij do të publikohet në dhjetor.

Ai dje ka publikuar këngën e tij më të re “Too Good At Goodbyes”, transmeton Koha.net.

Gjatë një intervistë me Zane Loëe në Beats 1, Smith ka konfirmuar se albumi i tij i ri do të publikohet “para Krishtlindjeve”, shkruan NME.

“Albumi i ri në fakt nuk ka të bëjë vetëm me mua. Rreth katër këngë janë për mua dhe pjesa tjetër janë për gjëra të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm në jetën time dhe çfarë ata kanë përjetuar”, është shprehur ai.