Aktori i famshëm Eddie Murphy ende mban mend rolin që thotë se nuk duhej ta refuzonte.
Gjatë intervistës në shfaqjen “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, komediani - i cili është kthyer në “Saturday Night Live” pas 35-vjetësh – ka folur për një vendim që e kishte marrë dhe për të cilin tani i ndihet keq.
“Filmi i vetëm që e kam refuzuar e që ishte bërë një hit ishte ‘Who Framed Roger Rabbit’”, i tha Murphy Jimmy Fallonit, nikoqirit të shfaqjes, shkruan revista “People”.
I pyetur se cilin rol do ta kishte, Murphy tha: “Po, do të isha në vend të Bob Hoskinsit”, transmeton Koha.net. “Tani, sa herë që e shikoj atë film, ndihem si një idiot”, shtoi ai.
Gjithashtu, aktori 58-vjeçar ka treguar se ka pasur të luajë edhe në filmin tjetër kult-klasik “Ghostbusters”, por arsyeja ishte sepse ai ishte duke luajtur në filmin “Beverly Hills Cop”.
“Nuk është se e kam refuzuar filmin [Ghostbusters], por nuk kisha mundësi sepse isha duke bërë një film tjetër”, ka sqaruar Murphy.
Edhe
Eddie Murphy i gatshëm për xhirimin e “Beverly Hills Cop 4”
Murphy, po ashtu, është rikthyer në shfaqjen SNL (“Saturday Night Live”) pas 35-vjetësh. Ai do të përsërisë rolin e tij si Akeem në vazhdimin e filmit të tij klasik “Coming to America”, së bashku me kolegët e tij aktorë si Arsenio Hall dhe James Earl Jones.
Gjithashtu, në vazhdimin e filmit do të përfshihen edhe aktorët Tracy Morgan, Leslie Jones dhe Wesley Snipes në karaktere të reja.