Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eddie Murphy i gatshëm për xhirimin e “Beverly Hills Cop 4”

Eddie Murphy ka konfirmuar që Beverly Hills Cop 4 do të jetë filmi i tij i ardhshëm. Murphy tashmë po kthehet në një nga rolet e tij më të shquara, duke interpretuar në vazhdimin e komedisë së tij ikonike të vitit 1988, Coming to America.

Tani ai ka zbuluar se projekti i tij i ardhshëm do të jetë filmi i katërt i Beverly Hills Cop.

"Po, do ta bëjmë këtë film pas Coming to America 2", tha ai për uebfaqen amerikane Collider.

"Do ta bëjmë Beverly Hills Cop dhe më pas plani është të rikthehem në skenë dhe të bëj stand-up".

Ylli 58-vjeçar po e shijon një rilindje në karrierë pasi mbeti kryesisht joaktiv që nga viti 2012. Përveç vazhdimit të “Coming to America”, ai e ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Netflixin për të realizuar emisione speciale në stand-up, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Eddie Murphy rikthehet me filmin e katërt “Beverly Hills Cop” Showbiz Eddie Murphy rikthehet me filmin e katërt “Beverly Hills Cop”
Image

Murphy gjithashtu planifikohet të jetë prezantues i Saturday Night Live, ku ai ishte anëtar i kastit nga viti 1980 deri në vitin 1984, dhe tha se plani i tij është t’i ribëjë disa nga pikat kryesore të karrierës së tij të hershme, në rast se dëshiron të pensionohet përgjithmonë.

"Kryesisht do të bëj standup. Këta filma dhe Saturday Night Live është si... e shikoj si një mbështetëse librash", shtoi komediani. "Nëse do të vendos të rri në divan përgjithmonë, do ta përfundoj në mënyrë qesharake".