“Hitman’s Wife’s Bodyguard” është filmi i ardhshëm dramë, komedi dhe aksion, i cili pritet të shënojë suksese në arkat filmike me të filluar së shfaquri nëpër kinema, kryesisht për shkak të aktorëve yje që janë pjesë e kastës së tij.
Me regji të Patrick Hughes, ky është vazhdimi i dytë i filmit të vitit 2017, me titull “The Hitman’s Bodyguard”, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët, Ryan Reynolds, Samuel L. Jackson, Salma Hayek, Frank Grillo, Richard E. Grant, Tom Hopper, Antonio Banderas dhe Morgan Freeman.
Katër vjet pas ngjarjeve të filmit të parë, truproja Michael Bryce i portretizuar në film nga Reynolds, detyrohet nga kompania ku ai punon që të pushojë ca kohë nga puna. Por pushimet e tij marrin fund në momentin kur Sonia Kincaid, gruaja e vrasësit Darius Kincaid me të cilin Bryce e ka një miqësi të komplikuar, e detyron edhe një herë që ta ndihmojë bashkëshortin e saj jeta e së cilit është sërish në rrezik. E gjithë kjo situatë sjell momente qesharake në film, por edhe shumë skena aksion.
“Hitman’s Wife’s Bodyguard” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 16 qershori i këtij viti.
-
Filmi “Hitman's Wife’s Bodyguard” nxit kritika të ashpra
-
“Free Guy” me aktor Ryan Reynoldsin lansohet në gusht të këtij viti
-
“Practical Magic 2” rikthehet në ekran pas 28 vjetëve
-
“In The Grey” sjell një grabitje të pamundur dhe luftë për mbijetesë
-
Daniel Craig kthehet me “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery”