Ryan Gosling organizoi një surprizë për regjisoren e filmit “Barbie” në stilin e tij që vjen nga një Ken tipik
Regjisorja e filmit “Barbie” mbushi 40 vjet të premten (04.08.23) dhe mori një surprizë gjatë klasës së saj të ushtrimeve pilates kur një grup valltarësh u shfaqen aty dhe filluan të vallëzonin me hitin: “I'm Just Ken” - kënga e interpretuar nga Gosling në filmin e saj. Një video tregonte Gretën duke qeshur dhe shtrënguar duart në fytyrë para se një grup balerinësh “Barbie” të hynin në skenën duke vallëzuar edhe me këngën “Dance the Night” të Dua Lipës.
Klipi është postuar në faqen zyrtare të Instagramit “Barbie” me përshkrimin: "Siç dinë Kenët ... Ndonjëherë e vetmja mënyrë për të shprehur ndjenjat tuaja është nëpërmjet këngës dhe kërcimit”.
Ken Ryan dërgoi këto barbiet speciale dhe kenët për të filluar ditëlindjen e Gretës me të gjitha ndjenjat që përcjellën nga filmi, ka shkruar femalefirst.
Në fund të videos, kërcimtarët bërtisnin "Gëzuar ditëlindjen Greta" dhe regjisorja tha: "Kjo ishte kaq e bukur!". Ajo dukej sikur po fshinte lotët nga sytë e saj ndërsa përqafonte disa nga kërcimtarët para se të pyeste se kush e organizoi surprizën për të dhe iu dha një ide se ishte Ryan.
Surpriza e ëmbël për Gretën erdhi ndërsa filmi “Barbie” theu shifrën e 1 miliard dollarëve në arkat globale duke e bërë atë regjisoren e parë femër që ka arritur ndonjëherë këtë gjë.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi