Showbiz

Russell Crowe ende pishman që e kishte refuzuar rolin në biopikun e Johnny Cash

Russell Crowe e kishte refuzuar rolin e Johnny Cash në biografinë e njohur “Walk The Line”, sepse nuk mendonte se e kishte fituar të drejtën për ta luajtur një nga heronjtë e tij muzikor.

Ylli i “Gladiator”, i cili e kryesonte edhe bendin e tij të muzikës rock “30 Odd Foot of Grunts”, zbulon se atij iu ofrua roli në filmin e vitit 2005, por se e refuzoi atë.

"Ishte një nga ato gjërat e moralit të brendshëm", tha aktori për Fitzy and Wippa të Nova FM. "Ishte sikur, "Kjo është një punë e ëndrrave për mua!" I interpretoja dhe këndoja këngët e Johnny Cash që kur isha një djalë i vogël, por u ndjeva se do të merrja gjëra që nuk i kisha merituar... Thjesht ndihesha keq për këtë."

Kolegu i tij në Gladiator, Joaquin Phoenix në fund e mori rolin e Cash dhe Crowe e pranon se ai është ende roli për të cilin ende pendohet që nuk e ka pranuar, shkruan KOHA Ditore.

"Që prej notave të para, kur kamera kalon nëpër burg, thika përsëri e shpon zemrën," tha ai. "Jo vetëm që dua ta bëj filmin, por ishte lloji i saktë i filmit që dëshiroja ta bëja".

Më pas, Crowe zbuloi se ai dhe Cash u bënë miq para se legjenda e muzikës country të vdiste dhe se këngëtari, i njohur si Man in Black, ishte adhurues i madh i Gladiatorit - dhe i shkroi një letër aktorit për t’ia treguar këtë.