Aktori Jack Nicholson që 13 vjet më pari luajti rolin e fundit ende po refuzon të marrë role nëpër filma. Kështu ka treguar shoku i tij, producenti Lou Adler përderisa po fliste në podcastin “WTF me Marc Maron”.
Ai ka thënë se e kishte telefonuar Nicholsonin për t’i treguar se një shok dëshironte ta angazhonte për një rol filmi. Gjatë asaj bisede telefonike, Nicholson i kishte thënë Adlerit se më parë do të lexonte një libër ndër një pemë.
“Nuk dua ta bëj. A e din se çfarë kam bërë sot? Jam ulur ndër një pemë dhe kam lexuar një libër”, citoi Adler t’i ketë thënë Nicholson në telefon dhe ka shtuar se kjo ishte përgjigje tipike e Jackut. “Ai dëshiron qetësi. Ai do të hajë çfarë të dojë. Ai dëshiron ta jetojë jetën që do”, ka thënë Adler për Jackun në podcast.
Ndërkohë aktori i famshëm Nicholson nuk e ka lajmëruar asnjëherë pensionimin.
13 vjet më parë ai luajti në filmin “How Do You Know” që është komedi romantike ku ai luan përkrah yjeve si Reese Witherspoon, Paul Rudd dhe Owen Wilson.
Lou Adler, producent i muzikës dhe filmit, shpesh shihet ulur pranë Jack Nicholson në ndeshjet në shtëpi të ekipit Los Angeles Lakers.
-
Mes xhelozisë dhe ambicieve për rolin e Bondit, Kutcher në qendër të vëmendjes
-
Harrison Ford nuk do të pensionohet, ani se ka kaluar gjysmë shekulli në Hollywood
-
Adam Sandler premton t'i bëjë edhe 50 filma të tjerë: Të paktën 25 do të jenë të mirë
-
Leonardo DiCaorio thotë se s’është për regjisor, “s'i afrohem nivelit të Martin Scorseses”
-
Michael Douglas thotë se nuk ka më dëshirë të aktrojë