Russell Crowe thuhet se do të marrë nën kontrollin qytetin e Sydneit për filmin e tij të fundit “Poker Face”.
Aktori fitues i “The Oscar” i cili do të udhëheq e po ashtu do të luajë në filmin e tij aksion-triller, tashmë ka zgjedhur disa lokacione për xhirimet e filmit, shkruan Daily Telegraph.
Ndërkohë, një prej sekuencave të filmit do të përmbajë edhe lëvizje shumë të shpejtë të veturave brenda tunelit të Portit.
Në film do të shfaqet gjithashtu apartamenti prej 140 milion dollarësh i James Packer's Croën dhe një pallat i gjerë me pamje nga Porti i Sydneit.
Thuhet se ideja për të xhiruar në qytetin australian ishte e Crowes pasi ai dëshiron të tregojë se sa qytet i mahnitshëm është Sydnei.
Sipas Deadline, “Poker Face” rrëfen tregimin e një miliarderi të teknologjisë të quajtur Jale, rol ky të cilin e luan Russell, i cili mbledh shokët e fëmijërisë në rezidencën e tij, natë kjo që kthehet në një garë të fuqishme të lojës së Pokerit.
-
Russell Crowe, regjisor dhe protagonist i filmit “Poker Face”
-
Russell Crowe do të luajë rolin e miliarderit të teknologjisë në filmin “Poker Face”
-
Russell Crowe në rolin e një shqiptari
-
Kevin Spacey rikthehet në ekran me filmin aksion-triller “The Awakening”
-
Tom Hardy dhe Netflix vendosin Uellsin në hartën botërore të kinemasë