Showbiz

Russell Brand akuzohet për vepra të reja penale të përdhunimit dhe sulmit seksual

Rusell Brand

Russell Brand është akuzuar për dy vepra të tjera penale, përfshirë një akuzë përdhunimi, ka bërë të ditur të martën policia metropolitane.

Në një deklaratë të re, policia ka thënë se Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) ka autorizuar një akuzë shtesë për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual në lidhje me dy gra të tjera.

Komediani dhe aktori më parë është deklaruar i pafajshëm për pesë akuza, përfshirë dy akuza për përdhunim, dy akuza për sulm seksual dhe një akuzë për sulm të pahijshëm në lidhje me katër gra.

Brand, 50 vjeç, do të paraqitet në gjykatë më 20 janar 2026 në lidhje me dy akuzat e reja.

Detektivët filluan të hetojnë akuzat ndaj Brand, të cilat dolën në dritë pas raportimeve nga Sunday Times, Times dhe Channel 4's Dispatches në shtator 2023.

Ngjarjet për të cilat janë ngritur dy akuzat e reja dyshohet se kanë ndodhur në vitin 2009 dhe lidhen me gra të ndryshme, sipas CPS-së.

Brand, i cili ka lindur në Essex, është bërë i famshëm si komedian dhe është bërë i njohur si prezantues i emisioneve televizive si Big Brother's Big Mouth, dhe me programet e tij radiofonike në stacione duke përfshirë BBC Radio 2 dhe 6 Music. 

Ai ka krijuar karrierë në Hollyëood, duke luajtur në filma si “Forgetting Sarah Marshall” dhe “Get Him To The Greek”.