Hakerët kanë publikuar një video ku mund të shihet ylli i Formula 1, Lewis Hamilton (34) dhe ish e dashura e tij, këngëtarja Nicole Scherzinger (40) duke u puthur dhe përkëdhelur në shtrat, raporton Daily Mail.
Lewis dhe Nicole u ndanë në vitin 2015 pas tetë vjetësh lidhjeje, ndërsa filmi privat u xhirua me telefon celular dhe kurrë nuk duhej të bëhej publik, pohon këngëtarja.
Videoja është shikuar më shumë se 280,000 herë, ndërsa Nicole është në shok, shkruajnë mediat e huaja, transmeton KOHA Ditore.
“Nicoles i është thyer zemra kur zbuloi se klipi ka dalë në publik”, - tha për mediat e huaja një burim i afërt me ish-anëtaren e bendit Pussycat Dolls.
Lewis Hamilton kohët e fundit mund të shihet në shoqërinë e ruses Anastasiya Kvitko (23) të njohur si Kim Kardashianja ruse. Titullin e tij të pestë të kampionit botëror bandilli më i madh në mesin e pilotëve të Formula 1 vitin e kaluar e festoi në klubin e Los Angeles “The Nice Guy”, ndërsa modelja ruse nuk ndahej dot prej tij.
-
Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger përsëri së bashku
-
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, gjithnjë e më shpesh bashkë në publik
-
Lewis Hamilton mirënjohës ndaj Kim Kardashianit që e mbështeti në Monaco Grand Prix
-
Kardashian e Hamilton në pushim romantik në Malibu të Kalifornisë
-
Shfaqen sërish bashkë Hamilton e Kardashian