Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rrëfimi i yllit të serialit “Emily in Paris”, Ashley Park, për betejën e saj me kancerin

Ashley Park mendon se beteja e saj kundër kancerit ishte "koha më egoiste" e jetës së saj, por ende mendon për veten se mund të jetë një "frymëzim" për të tjerët që po luftojnë me këtë sëmundje.
Aktorja 32-vjeçare u diagnostikua me leukemi akute myeloide në moshën 15-vjeçare dhe tani është shëruar nga sëmundja, por ajo ka shpjeguar se ndihej "egoiste" pasi kuptoi se të dashurit e saj po mendonin vetëm për të, por gjithashtu ndihet sikur është një "frymëzim" për të tjerët.

Ajo ka thënë se njerëzit i thonë “ti je një heroinë që ke mbijetuar”, por prapë mendon se kjo ishte koha më egoiste e jetës së saj sepse të gjithë ata që e rrethonin ishin duke menduar vetëm për të, shkruan FemaleFirst.

Dhe kjo gjë nuk po i pëlqente. Por pas mbijetesës nga kanceri, ajo thotë se punon shumë për të qenë e lumtur dhe mendon se mund t’i frymëzoi njerëzit ta bëjnë të njëjtën gjë.

Ylli i “Emily in Paris” ka thënë se për shkak të përvojës së kancerit, ka kuptuar gjithashtu se sa e mahnitshme mund të jetë mjekësia.
"Mendja është aq e fuqishme sa që sapo mendojmë se diçka është e munduar, ajo e manifeston atë. Më në fund kam mësuar fuqinë e një pushimi psikik. Në të 20-at, mendova për pushimet si mundësi udhëtimi dhe të bërit gjëra emocionuese. Tash këtë mendim e kam zëvendësuar duke menduar të kaloj kohë vetëm”, ka thënë ajo.

Ashley gjithashtu ka pranuar se ajo "nuk e ka problem" të diskutohet rreth kancerit të saj, por nuk dëshiron që sëmundja ta definojë atë. (Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)