Aktorja e njohur e Hollywoodit, Ashley Park, pasi ka pësuar infeksion me sepsë, po pret të shërohet plotësisht në mënyrë që të filloi incizimin e sezoni të ri të serialit “Emily in Paris”, raporton CNN.
Ylli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një fotografi, në të cilën shihet duke u përqafuar me aktoren që luan rolin e Emilyt në serial, Lily Collins.
“Jam shumë e prekur dhe falënderuese për mesazhet tuaja mbështetëse, për historitë tuaja personale që keni pasur me sepsë e hospitalizim, të cilat i ndatë me mua, gjithashtu i falënderohem shumë çdo personi që më është drejtuar me dashuri. Sinqerisht dua e ju tregoj se çdo mesazh më ka ndihmuar të rikuperohem”, ka shkruar Park.
Ajo më tutje ka shprehur mirënjohjen edhe për rrethin që e ka në Paris, duke thënë se e kanë mirëpritur të vazhdojë atje rikuperimin deri sa të shërohet krejtësisht.
Aktorja gjithashtu u është falënderuar edhe kolegëve nga seriali, të cilët e nderuan dhe mbështetën, duke thënë se mezi po pret të rikthehet në sheshxhirim për të incizuar episodet e reja të serialit.
Parks në serial luan rrolin Mindyt, e cila është një këngëtare që ndjek modën, shoqe e ngushtë e Emilyt (Lily Collins). Serial “Emily In Paris” debutoi në vitin 2020 në platformën Netflix.
Më parë gjatë këtij muaji, Parks kishte bërë të ditur përmes Instagramit se pasi kishte pasur një infeksion në fyt, organizmi i saj pësoi sepsë.
Sepsa vjen si një reagim i të gjithë organizmit të njeriut pasi ndonjë pjesë e trupit apo organ ka infeksion të rëndë, duke penguar funksionimin normal të organeve.