Rok-grupi i njohur, “The Rolling Stones”, është gati ta publikoj këngën e re të titulluar, “Sweet Sounds of Heaven”, me ndihmën e dy super-yjeve të muzikës, Lady Gaga dhe Stevie Wonder. Bashkëpunimi i shumëpritur do të lansohet më 28 shtator, sipas një postimi të grupit në Instagram.
Lajmin e mirë rokerët e kanë ndarë së bashku me një pjesë të shkurtër të këngës, e cila përmban harmoni vokalesh dhe një melodi të bukur pianoje të sjell nga Wonder.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sweet Sounds of Heaven” do të jetë pjesë e albumit të 26-të të incizuar në studio, “Hackney Diamonds”, që njëherësh e shënon albumin e parë të bendin me këngë origjinale në 18 vjetët e fundit, dhe i pari nga vdekja e bateristit, Charlie Watts.
Krahas bashkëpunimit me Lady Gagan dhe Steve Wonderin, albumi po ashtu përfshin këngë si, “Bite My Head Off”, “Get Close” dhe “Live By the Sword”. Dy këngën e fundit përfshijnë melodi të pianos të interpretuar nga ikona britanike, Elton John.
Albumi i ri i bendit është incizuar nëpër studio të ndryshme anembanë botës, duke filluar nga “Henson Recording Studios” në Los Angeles e deri te “Metropolis Studios” në Londër, “Sanctuary Studios” në Bahamas dhe të tjerë.