Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rodriguez po e pranon “të vërtetën e hidhur” pas ndarjes nga JLo

Janë mohuar pretendimet se Alex Rodriguez është në “botën e dhimbjes” për shkak se Jennifer Lopez është rikthyer te Ben Affleck.

Ish-lojtari i ligës së basketbollit MLB dhe komentatori sportiv thuhej se e kishte “vështirë ta pranonte” romancën e këngëtares, por një burim ka thënë se “po ia del mirë’.

“Alex po ia del mirë”, ka thënë një burim, duke shtuar se ishte përqendruar në punën dhe familjen e tij.

“Ai është përqendruar te fëmijët dhe puna. Kjo është e tëra”, ka thënë burimi.

Meqenëse Lopez duket e afërt me Affleckun në disa raste – duke përfshirë takimet e fshehta në shtëpinë e saj në Los Anxhelos dhe një udhëtim romantik në Big Sky, Montana – A-Rod, 45 vjeç, ishte thënë se ishte “shumë i pikëlluar dhe në botën dhimbjes”.

Edhe Jennifer Lopezi ka lënduar Alex Rodriguezin duke iu rikthyer lidhjes me një ish-të fejuar Showbiz Jennifer Lopezi ka lënduar Alex Rodriguezin duke iu rikthyer lidhjes me një ish-të fejuar

Është thënë se rikthimi i saj në krahët e Benit ishte goditje e fortë për A-Rodin.

“Është hera e parë që dikush e ka braktisur kështu, të paktën publikisht. Të shohësh atë duke u hedhur në krahët e Benit është një goditje e madhe për të”, është shprehur burimi.

“Një pjesë e tij ende shpreson se do të bëhen përsëri bashkë, por thellë brenda duhet ta pranojë të vërtetën e hidhur që ajo e ka harruar dhe tani është me Benin”, ka shtuar burimi.

Biznesmeni u tha se shpresonte të pajtohej, derisa përpiqej ta pranonte “të vërtetën e hidhur”, megjithëse fansat vazhduan të mendonin se ai po mbante shpresë pasi kishte publikuar një fotografi të tavolinës së darkës ku shihej një vend i lirë.

A-Rod dhe këngëtarja 51-vjeçare JLo ishin në lidhje për katër vjet dhe ishin fejuar pasi ai i kërkoi të martohej me të me një unazë me vlerë 1.8 milionë dollarë – të cilën ajo ende e ka.

Edhe Jennifer Lopez po përpiqet të jetë miqësore me Ben Affleckun Showbiz Jennifer Lopez po përpiqet të jetë miqësore me Ben Affleckun

Lopez është nëna e binjakëve 13-vjeçarë Emme dhe Max, kurse Rodriguez ka dy vajza, 16-vjeçaren Natasha dhe 12-vjeçaren Ella.

Ndërkaq Ben Affleck ishte ndarë nga e dashura e tij 33-vjeçare Ana de Armas në fillim të këtij viti, pas një viti bashkë.