Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Robert De Niro e quan Trumpin “monstrum”

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Robert De Niro, e ka quajtur “monstrum total”, ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Ne duam të jetojmë në një botë në të cilën e duam dhe na pëlqen të jetojmë. Votoni për Trumpin e do të merrni makthet, votoni Bidenin dhe do të kthehemi prapë në normalitet. Nuk dua të ndjehem siç jam ndjerë më herët, e siç janë ndjerë shumë të tjerë pas zgjedhjeve të vitit 2016. Kur nuk mund të besonim se çfarë ndodhi. Trumpi është një monstrum total”, ka thënë De Niro, në emision “Real Time me Bill Maher”.

Ai më tutje ka shtuar se nuk po e kupton se si një person që ka kaq shumë urrejtje përbrenda mund të tërheqë kaq shumë votues.

“Nuk e kuptoj. Ndoshta shkojnë sipas logjikës së tyre, që t’i bëjnë të tjerët të vuajnë sepse vet vuajnë. Ai është një njëri i fëlliqur, i ligë dhe urrejtës”, vazhdoi aktori.

Ai gjithashtu ka cekur se asnjëherë nuk do të luante rolin e tij, po t’i kërkohej, sepse sipas tij, Trumpi nuk ka asnjë vlerë njerëzore.

De Niro mendon se do t’i ndodhë diçka nëse Trumpi zgjedhjet president, për shkak të gjërave që ka thënë për të, duke thënë se “mënyra e tij e qeverisjes ngjan me diktaturë”.

Në ngjarjen “Gotham” të ndarjes së çmimeve, që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar, De Niro e pati quajtur Trumpin “gënjeshtar”.

Artikuj të ngjashëm