Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Robert De Niro, aktori legjendar mbushi 75 vjet

Aktori legjendar i Hollywoodit, Robert De Niro, sot ka mbushur 75 vjet.

“Talenti qëndron në zgjedhje”, ka thënë një herë aktori. Si mos t’i japësh të drejtë atij. Duke shfletuar CV-në e tij, midis viteve ’70 dhe ’90 ai ishte protagonist i një serie mbresëlënëse të kryeveprave, nga “C’era una volta in America” tek “Padrino-Parte II” duke kaluar tek “Taxi Driver” dhe “Il cacciatore”.

Legjenda e gjallë e kinemasë ndërkombëtare, ka luajtur mbi 100 filma, duke marrë dy çmime Oscar.

Ikonë e transformimit në set dhe model i profesionalizmit dhe perfeksionizmit, ai u bë aktori i preferuar i Martin Scorseses (me të cilin, ndër të tjera, po xhiron “L’Irlandeze” në shoqërinë e Al Pacinos) dhe ka punuar me regjisorët më të mëdhenj si Francis Ford Coppola, Brian De Palma, Sergio Leone, Bernardo Bertolucci, Barry Levinson, Michael Cimino.

I lansuar nga “Ciao America!” (1968) nga De Palma, shpërtheu falë “Mean Street” (1973) të Scorseses, me të cilin e ka të lidhur suksesin e tij falë “Taxi Driver”, “New York, New York”, “Toro Scatenato”, “Re per una notte”, “Quei bravi ragazzi”, “Cape Fear”, “Casinò”, transmeton ksp.

Edhe Leonardo DiCaprio: Ndihem 32-vjeçar Showbiz Leonardo DiCaprio: Ndihem 32-vjeçar

Karriera e tij nuk ka pasur ndalesa dhe në 50 vite në ekranin e madh ka pasur një sërë interpretimesh të pavdekshme.

Në kujtesën kolektive të çdo të apasionuari janë rolet e tij në “Novecento”, C’era una volta in America”, “Brazil”, “Frankenstein di Mary Shelley”, “Jackie Brown”, “Heat”.

Në vitet ’90 filloi të kombinonte dramën me komedinë, duke filluar në 1988 nga “Prima di Mezzanote”, “Non siamo angeli” duke kaluar tek “Terapie e pallottole”, për të mbërritur në trilogjinë komerciale “”Ti presento i miei”-“Mi presenti i tuoi?”-“Vi presento i nostri”.

Ai është nominuar 7 herë për çmimet Oscar, duke arritur në fitimin e statujës në dy raste, në 1975 si “Aktori më i Mirë” joprotagonist për “Il padrino- Part II” dhe në 1981 si “Aktori më i Mirë” në “Toro scatenato”.

Edhe Robert De Niro flet për eksperiencën e të qenit baba në moshën 80-vjeçare Showbiz Robert De Niro flet për eksperiencën e të qenit baba në moshën 80-vjeçare

Përveç aktivitetit të tij si aktor në vitin 1989 themeloi një kompani prodhimi filmash, TriBeCa Productions. Në vitin 2002, ishte pas krijimit të Festivalit të Filmit të Tribeca në Nju Jork, për të ndihmuar lagjen e tij të marrë veten nga sulmi i 11 shtatorit.

Në vitin 1993 bëri debutimin e tij si regjisor me filmin “Bronx” (më vonë në vitin 2006 ai drejtoi “The Good Shepherd”).