Robbie Williams ka dëshirë të futet në ringun e boksit për një dyluftim bamirësie me armikun e vjetër Liam Gallagher.
Pasi që yjet e YouTube, KSI dhe Logan Paul fituan para të mëdha nga grushtimi i tyre, Robbie pretendon se një meç mes tij dhe ish-frontmanit të Oasis mund të ishte një ngjarje e vërtetë pay-per-view, shkruan KOHA Ditore.
"E kam parë sa kanë fituar të ardhura KSI dhe Logan Paul nga grushtimi e tyre dhe mendoj se mund t’ua kalojmë...", thotë ai për GQ. “Liam dëshironte të shkonte në një hekurudhë të braktisur ose diçka. Unë nuk dua ta bëj atë. Duhet të ketë fishkëllima dhe bilbila nëse ndodh".
Ish-ylli i Take That është i bindur se ai do të ishte favorit për fitore: "Kam boksuar dhe luftuar, kështu që le të themi se do të isha më shumë se i lumtur nëse do të hyja në ring me të. Më shumë se i lumtur. Le të nxitojmë ta bëjmë. Dhe pa dyshim që do të fitoja. Jo në pikë, jo. Ai do të mposhtet në raundin e tretë.
"Duhet ta marrim një licencë përkatëse pasi nuk duam ta mbajmë ndonjë mbrojtje të kokës. Nokaut. Raundi i tretë. Natën e mirë!”
-
Justin Bieber sfidohet për boks nga youtuberi KSI
-
KSI fiton përballjen e boksit mes dy yjeve të YouTube
-
Robbie Williams zbulon frikën më të madhe për karrierën e tij
-
Robbie Williams paralajmëron koncertin e karrierës për promovim të albumit të ri
-
Mike Tyson impresionon tifozët gjatë stërvitjes së hapur para meçit me Jake Paul