Kanye West dhe Jamie Foxx janë ribashkuar gjatë fundjavës, duke e realizuar një bisedë në Instagram ku edhe e paralajmëruan bashkëpunimin në një projekt të ri.
Dy artistët e suksesshëm kanë punuar bashkë në muzikë edhe në të kaluarën, përfshirë këtu hitet e Kanye Westit, “Slow Jamz” dhe “Gold Digger”.
Pamje nga arkivi ku shihen prapaskenat e realizimit të këngës “Slow Jamz”, e cila u publikua në vitin 2004 në albumin debutues të Westit, “The College Dropout”, së fundmi u përfshi në pjesën e dytë të dokumentarit të reperit i realizuar nga Netflixi, “jeen-yuhs: A Kanye Trilogy”.
Tani, West dhe Foxx janë ribashkuar për të diskutuar rreth një projekti të radhës. Lajmi i ka entuziazmuar shumë fansat e dyshes së famshme.
Javën e kaluar, reperi i shndërruar në ikonë të modës, Ye, i lansoi 16 këngët e albumit të ri “Donda 2”, të cilat janë në dispozicionin e publikut për t’u dëgjuar përmes pajisjes së krijuar nga ai, “Steam Player”. E lansuar për herë të parë vitin e kaluar krahas albumit të parë “Donda”, kjo pajisje e cila kushton 200 dollarë, u mundëson njerëzve që t’i ripërpunojnë këngët e albumit me anë të efekteve të ndryshme.
{gallery}
-
Kanye West e lansoi albumin “Donda 2” më një performancë speciale
-
West po përhap thashetheme se është pajtuar me Kardashianin për marketing
-
Jay-Z dhe Eminem në albumin e ri të Rakimit, për herë të parë bashkë pas 25 vjetësh
-
Kanye West dhe P.Diddy së shpejti me këngë dhe album të përbashkët
-
“Back in Action” ribashkon yjet Cameron Diaz dhe Jamie Foxx