Këngëtarja kosovare Rita Ora ka thënë se muzika që ajo bënë ka pasur ndikim pozitiv në jetën e saj.
Gjatë një performance në Nova’s Red Room në Sydney, këngëtarja 30 vjeçare ka thënë se muzika i ka shpëtuar asaj jetën.
Rita ka thënë se ishte saktësisht kënga “Let You Love Me” ajo që ka ndikuar për një kthesë të madhe në jetën e saj.
“Ishte një kohë kur njerëzit ishin në rregull dhe mendonin se ‘nëse unë nuk e dua vetën atëherë si do ta lejojë dikë tjetër të më dojë’”, është shprehur Rita gjatë performancës.
Ajo ka shtuar se për shumë njerëz nevojitet kohë e gjatë për të kuptuar se nuk mund të të dojë dikush nëse nuk e do vetveten.
“Disa njerëz e kuptojnë këtë më herët, disa më vonë. Unë e kam kuptuar vonë mirëpo më mirë vonë se kurrë”, ka thënë Rita.
Edhe
Lizzo: Muzika më ka shpëtuar jetën
Këngëtarja është duke qëndruar në Australi për të marrë pjesë në “The Voice of Australia”.
Kujtojmë se ditë më parë albumi i fundit “Phoenix” i Rita Orës është vlerësuar si multi-Platinum nga shteti australian.