Lizzo ka thënë se se krijimi i muzikës e ndihmoi të kapërcente disa nga momentet më të errëta dhe më depresive në jetën e saj.
E pyetur për përvojën e saj me përballjen me depresionin, këngëtarja 37-vjeçare ka thënë për Rolling Stone se marrëdhënia e saj me muzikën është ende shumë intensive.
"Unë ende mendoj se muzika më shpëtoi jetën sepse kishte momente vërtet të errëta kur po punoja për albumin tim ‘Love in Real Life’ dhe thashë, 'në rregull, nuk mendoj se mund ta kaloj ditën, por duhet të shkoj në studio'”, është shprehur ajo.
Lizzo në fakt ka shkruar shumë këngë që nuk kanë arritur në versionin përfundimtar të “Love in Real Life”.
Këngëtarja ka kujtuar se kishte menduar që "kjo ishte një ndjenjë e mirë për t'u thënë, por nuk mund ta shprehësh këtë."
Lizzo më parë vuante lidhur me tekstet e saj sepse kishte frikë se mos ofendonte fansat. Por këngëtarja tani ndihet shumë më rehat me atë që është dhe si mendon.
"Gjithmonë i mendoj shumë këto gjëra sepse e di se kush po e konsumon muzikën time dhe jam shumë e shqetësuar se si do të ndihen, si do t'i ndikojë kjo”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, Lizzo kishte shpjeguar më parë se fama dhe suksesi nuk bënë asgjë për të lehtësuar ankthin dhe depresionin e saj.
"Asgjë nuk ndryshoi tek unë. Ankthi im nuk u zhduk. Depresioni im nuk u zhduk. Gjërat që dua nuk u zhdukën. Unë jam ende vetvetja. Por mënyra se si ju më shikoni dhe më perceptoni ka ndryshuar.
Është një gjë shumë e çuditshme, paksa pa formë”, ishte shprehur ajo.