Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora zbulon datën e publikimit të bashkëpunimit me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli

Rita Ora më në fund ka zbuluar se kur publikohet kënga e saj “Girls” me Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli XCX.

Rita ka mbledhur një grup fantastik këngëtaresh për të sjellë këngën e shumëpritur tanimë nga fansat, “Girls”, transmeton Koha.net.

Bashkëpunimi i paralajmëruar edhe më herët nga mediat, ai i Ritës me këngëtaren me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, me reperen më të kërkuar të momentit Cardi B dhe miken e ngushtë të Ritës, Charli XCX, vjen me 11 maj.

Projektit duket se i është realizuar edhe videoklipi, pasi Bebe para pak ditësh ka qëndruar në Londër, për një projekt ‘sekret’, siç e ka lajmëruar ajo për fansat.

Kënga “Girls” është pjesë e albumit të ri të Rita Orës, i cili pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti, ndërsa flet për marrëdhëniet shumë të afërta mes vajzave.

Rita e ka interpretuar versionin e parë të këngës në një festival në Britani vitin e kaluar, ndërsa kjo këngë e ripërpunuar, të cilës i janë shtuar Bebe dhe Cardi, pritet të jetë shumë më ndryshe.