Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka vizituar për herë të parë ishullin Fire Island.
Ky ishull në afërsi të New Yorkut është vendi i parë amerikan që i referohen si vend i komunitetit LGBTQ+.
Gjatë qëndrimit të saj atje, Ora po vallëzonte ndërkohë që po thoshte se po ia kalonte shumë mirë dhe bënte tifo për performuesit lokal nga komuniteti Drag, si Pixie Aventura, Missleidy Rodriguez dhe Bubbles D’Boob.
“Të gjithë më kanë thënë se kur të shkosh në këtë ishull do ta kesh të vështirë të dalësh nga aty”, ka thënë ajo në intervistë ekskluzive për People.
Ajo ka thënë se i adhuron fansat e saj nga ky komunitet pasi “ata janë një ligë më vete”.
“Po, ata janë të mrekullueshëm dhe dinë si të ia kalojnë mirë dhe festojnë për individualitetin e kreativitetin e tyre”, ka thënë ora.
Këngëtarja ka shpjeguar tutje se bisedat që ata i bëjnë në mes vete janë të mbushura me dashuri.
“Gjithmonë mbizotërojnë emocionet e brishtësia, e cila pavarësisht gjithçkaje, për mua gjithmonë fiton”, ka thënë tutje ylli.
Më herët gjatë këtij viti, Ora i është bashkangjitur në turne këngëtares australiane, Kylie Minogue, e tani po pritet që të i bashkohet këngëtarit të njohur Rickey Martin, kur ai të shkojë në Australi.
Krijuesja e hitit “Heat” ka thënë se i pëlqen të udhëtojë e t’i dëgjojë njerëzit që i dinë tekstet e këngëve të saj.
“Edhe sikur të jetë vetëm një njeri, ndihem sikur po bëj gjënë e duhur. Me të vërtetë kjo është gjëja e vetme që di ta bëj. Të këndoj live në turne më kujton komunitetin pjesë e së cilit kam qenë, i cili gjithnjë është duke përparuar”, ka thënë ndër të tjera 34 vjeçja.
Në fund ajo ka treguar se po planifikon të kënaqet sa më shumë që mundet përgjatë verës, pasi punon shumë.