Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora publikon datat e turneut të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora ka publikuar data e turneut më të ri.

Turneu botëror ‘Phoenix World Tour 2019’ pritet të fillojë me 1 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa shitja e biletave fillon me datë 31 tetor të këtij viti.

27 vjeçarja ka publikuar datat dhe shprehet e lumtur që do të ketë mundësinë të jetë pranë fansave shumë shpejt përmes koncerteve.

“Jam shumë e lumtur që më në fund do t’ju shoh të gjithëve, do të jetë argëtuese. Ejani të vallëzojmë së bashku në turne vitin e ardhshëm. Shitja e biletave fillon të mërkurën me 31 tetor. Ku do t’ju shoh juve? pyet Rita.