Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ishte ndër personat e parë e cila me të dëgjuar se Shqipëria është prekur nga një termet i rëndë, promovoi fondacionet e hapura online për të ndihmuar shqiptarët, dhe këtë e bëri përmes rrjeteve sociale ku ndiqet nga miliona njerëz.
Sigurisht, ndikimi i saj ishte vërtet i madh.
Ndërkohë, nga ai moment, Ora bëri njoftimin se ajo në koordinim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, kanë bërë përzgjedhjen e një familjeje shqiptare të prekur nga katastrofa natyrore, të cilës do t’i ndihmojnë me rindërtimin e shtëpisë së shembur nga tërmeti.
“Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë në këtë situatë. Së bashku me Erion Veliajn, ne kemi vendosur ta zgjedhim një familje që të financojmë për rindërtimin e shtëpisë së tyre gjatë shkatërrimit të tërmeteve në Shqipëri. Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala,” kishte shkruar këngëtarja në një postim të saj në Instagram.
Dhe sot, anëtarët e kësaj familjeje i pranuan çelësat e shtëpisë së rindërtuar të cilët ua dorëzoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me kushërirën e Orës, Amantia, raporton Koha.net.
Edlira Sala, duke falënderuar kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren për shtëpinë e re, e emocionuar ka deklaruar se nuk kishte mundur që të sistemonte fëmijët e saj në një shtëpi të tillë.
Edhe
U rindërtua nga këngëtarja Rita Ora, 6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në shtëpinë e re
Ndërkaq, Veliaj e ka publikuar në Facebook këtë aktivitet, duke e falënderuar Ritën.
Ora, nga viti 2013 shërben si ambasadore e vullnetit të mirë për UNICEF-in. Ajo e sheh si pjesë të rëndësishme personale që të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e zhvillimit të fëmijëve në Kosovë dhe ta ndihmojë UNICEF-in në shumë prej projekteve të tyre në Ballkan.