Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rita Ora zgjedh një familje në Shqipëri që t’ia rindërtojë shtëpinë

Këngëtarja e famshme e me origjinë shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në Instagram ka uruar Ditën e Flamurit dhe ka bërë të ditur se ka marrë një vendim të duhur.

Ajo ka bërë të ditur se në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një familje që t’ia rindërtojë shtëpinë pasi që shumë vendbanim janë shkatërruar nga tërmeti që e ka goditur Shqipërinë mëngjesin e së martës, më 26 nëntor.


Lexoni edhe: 

Bebe Rexha braktis turin, niset drejt Shqipërisë


“Urime Dita e Flamurit Shqipëri. Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet ta bëj. Së bashku me Erion Veliajn, kemi vendosur të zgjedhim një familje që t’ia sponsorizojmë rindërtimin e shtëpisë e cila i është shkatërruar gjatë tërmeteve në Shqipëri”, ka shkruar Ora në postim, transmeton Koha.net.


Lexoni edhe: 

Dua Lipa me iniciativë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri


Ora, po ashtu, në postim i lut ata që kanë mundësi që të zgjedhin një familje dhe t’i ndihmojnë ose t’ua rindërtojnë shtëpitë e tyre.

“Familjen e parë që kam zgjedhur është familja Shala dhe do të ndjekim progresin e kësaj iniciative dhe do të ndihmojmë edhe familjet tjera që kanë të njëjtën nevojë”, ka shtuar Ora.

Edhe Rita Ora përmbush premtimin që ia kishte dhënë familjes Sala Showbiz Rita Ora përmbush premtimin që ia kishte dhënë familjes Sala

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy Flag Day #Albania!!! I have been spending my birthday and the last couple of days thinking about what the right thing to do is. Along with @erionveliaj, we have decided to choose a family to sponsor to rebuild their home during the devastation of the earthquakes in Albania. Erion is a true leader and I truly respect his guidance to lead by example. I suggest that who ever can, please find a family or charity or way to help rebuild the homes of the victims of this disaster. The first family that i have chosen is the Sala family, and we will be following the progress of this and so many more families who need the same help ❤️ please click this link in my biog to do the same ❤️ all of my love and prayers to anyone who has been effected. All my love, Rita ??

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on