Showbiz

Bebe Rexha braktis turin, niset drejt Shqipërisë

Descriptive Text

Pasi hapi një llogari në “gofundme” për të mbledhur para për tërmetin që “shkundi” Shqipërinë dy ditë më parë, Bebe Rexha do të sigurohet që çdo qindarkë të shkojë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, këngëtarja 30 vjeçare ka lajmëruar se do të braktisë turin me “Jonas Brothers” për tu nisur menjëherë drejt Shqipërisë.

“Do t’i jap personalisht të prekurve ushqim, ujë, e do t’i ndihmoj të rindërtojnë shtëpitë,” thotë Bebe.

Ndërkohë, në shkrimin krahë postimit thekson: “Do të sigurohem që paratë të përdoren siç duhet”.