Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora performon në rrugët e Sydneyt, mezi e mban veten që të mos qajë

Rita Ora ka performuar në paradën e komunitetit LGBT në Australi.

Këngëtarja e famshme botërore nga Kosova, është duke qëndruar në Australi ku edhe ka qenë e ftuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rita dukej e mahnitshme e veshur në rroba ngjyrë të kaltër dhe me çizme me ngjyra të ndryshme, të cilat shkëlqenin.

Ajo është shprehur e entuziazmuar me pjesëmarrjen në një koncert, pas shumë kohësh për shkak të ndërprerjes së koncerteve si pasojë e pandemisë me COVID-19.

Rita ka thënë se kurrë nuk do ta harronte këtë paraqitje dhe se mezi e ka mbajtur vetën që të mos qante.

Këngëtarja 30 vjeçare është duke qëndruar në Australi pasi është ftuar si trajnere e “The Voice” atje.

{gallery}