Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora me performancë të zjarrtë në VMA Kickoff

Ajo është nominuar për Best Dance dhe Efektet më të mira Vizuale në 2018 MTV VMAs për bashkëpunimin e saj me të ndjerin Avicii në këngën e tyre “Lonely Together”.

Ceremonisë së çmimeve të cilat ndahen sonte, ku po ashtu prezantuese do të kenë shqiptaren Ora, mbrëmë u parapriu një koncert ku performuan yjet botërorë, shkruan KultPlus.

VMA Kickoff në natën e së dielës në Terminalin 5 në New York, përveç të tjerëve solli edhe dy shqiptaret Rita Orën dhe Bebe Rexhën.

{gallery}

Rita Ora, me një veshje shumë interesante e tëra leopard pati një performancë magjike me Liam Payne ku sollën duetin e tyre “For You”.

Po sjellim fotografi dhe video nga performanca e Rita Orës në New York.