Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora iu bashkua princit Harry në ceremoninë e “Invictus Games”

Ylli i hitit “Praising You”, Rita Ora, la përshtypje të jashtëzakonshme derisa e hijeshoi skenën gjatë ceremonisë përmbyllëse të ngjarjes, “Invictus Games”, në Gjermani.

Performanca e saj ishte një moment i veçantë i mbrëmjes, që u karakterizua me stilin e saj unik dhe energjinë pozitive.

Ora i shfaqi linjat trupore të tonifikuara e veshur me një kostum të zi, të cilit nuk i mungonte as glamuri. Më vonë gjatë mbrëmjes ajo ndryshoi pamje, duke u shfaqur me një fustan elegant.

Në prapaskenë ajo u takua edhe me Princin Harry dhe dukeshën e Sussexit, Meghan Markle.

Ngjarja “Invictus Games” ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi mbështet personelin e plagosur apo sëmurë të ushtrisë dhe veteranët nga vende të ndryshme, në rikuperimin e tyre përmes sporteve konkurruese të adaptuara.

Princi Harry e themeloi këtë ngjarje për të ofruar një platformë sportive për ushtarët e dëmtuar, duke theksuar rëndësinë e mirëqenies fizike dhe mendore.

Prezenca e Rita Orës ishte një nga pjesët kryesore të ceremonisë përmbyllëse, me ç’rast ajo e solli një performancë të mrekullueshme të gjashtë prej hiteve të saja muzikore.

Përgatiti: Edona Binaku

{gallery}

Artikuj të ngjashëm