Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora bashkëpunon me David Guettan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkuar forcat me DJ-in David Guetta për të incizuar një projekt të ri.

Duke folur pas skene në “Capital FM Jingle Bell Ball”, DJ-i francez ka njoftuar se si do të bashkëpunojë me Orën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sapo e kam parë Ritën dhe ajo më tha se duhet të punojmë bashkë e unë iu përgjigja se po. E dua atë. Kemi biseduar për shumë vjet. Një ditë do të ndodhë, sigurisht”, ka thënë ai, raporton “metro”.

50-vjeçari së fundmi ka bashkëpunuar me Sian e Anne-Marien, ndërsa Rita po shijon sukseset e “Let You Love Me”.