Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora edhe pse nuk ka lansuar asnjë këngë gjatë dy viteve të fundit, ajo ka arritur që të ketë sukses në biznes.
Gazeta britanike The Sun raporton se vetëm gjatë vitit 2016, Rita ka fituar 3 milionë funte – pa publikimin e këngëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsetet në firmën e saj Ora Multi Services janë rritur nga 2 milionë në 4.4 milionë funte, derisa Ora Live Ltd ka fituar 700 mijë funte deri në prill të vitit 2016, transmeton Koha.net.
“Fuqia e Ritës për fitime është e pabesueshme, edhe pse ajo nuk ka lansuar asnjë këngë gjatë dy viteve të fundit. Ajo është njëra prej punëtorëve më të palodhshme në biznes”, ka thënë një burim për The Sun.
Këngën e fundit me titull “Poison” Rita e publikoi në maj të vitit 205. Ajo ka siguruar të ardhura nga reklamimi i brendeve “Adidas” dhe “Tezenis”.
Shqiptarja gjithashtu është shfaqur në filmin “Fifty Shades of Grey” dhe ka udhëhequr spektaklin “America’s Next Top Model”.