Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rikthehet familja Addams

Ata janë të frikshëm, të pazakontë, misteriozë dhe drithërues. Dhe tani, pas një kohe të gjatë, ata po kthehen në ekranet tona. “The Addams Family” po kthehet dhe madje në formë të animuar. Tani kemi gjithashtu mundësinë ta shohim teaser trilerin e parë për film.

Historia tashmë dihet: The Addams Family përpiqet të përshtatet me jetën rreth njerëzve të zakonshëm. Por trileri i parë nuk na e tregon atë pjesë të tregimit. Teaser trileri është fokusuar në një familje të pazakontë që i bën gjërat e tyre të çuditshme.

Image

Edhe pse fansat e filmit të popullarizuar me Anjelica Huston dhe Raul Julia janë ngritur në këmbë, sepse personazhet nuk janë bërë në stilin e njëjtë, fansat e vërtetë të “The Addams Family” e kuptojnë se dizajni i personazheve është shumë më afër personazheve origjinale të vizatuara nga pena e Charles Addams.

Zërat e këtyre personazheve ua huazon një ekip mbresëlënës: Charlize Theron, Oscar Isaac, Chloe Grace Moretz, Finn Wolfhard, Allison Janney, Nick Kroll dhe Bette Midler, shkruan KOHA Ditore.

Greg Tiernan dhe Conrad Vernon janë regjisorët e aventurës së re me familjen Addams, e cila në kinema pritet më 25 tetor.

Artikuj të ngjashëm