“Happy Gilmore 2” është një nga filmat më të pritur të vitit, dhe kasti i tij përbëhet nga disa fytyra të famshme nga bota e filmit dhe sportit.
Adam Sandler dhe Julie Bowen do të riinterpretojnë rolet e kryepersonazheve, Happy Gilmore dhe Virginia Venit, të cilët i portretizuan edhe në komedinë origjinale sportive të vitit 1996. Ngjarja zë vend 30 vjet pasi Happy e fitoi Kampionatin e tij të parë në Golf, dhe tani ndihet i gatshëm për t’u rikthyer nga pensioni.
Besohet se edhe yjet e Hollywoodit, Christopher McDonald dhe Ben Stiller, do të rikthehen si personazhet, Shooter McGavin dhe Hal L., ndërsa kastës i janë bashkuar edhe artistë të rinj përfshirë këtu aktoren, Margaret Qualley, artistin latin të shpërblyer me “Grammy”, Bad Bunny dhe lojtarin e famshëm të futbollit amerikan, Travis Kelce.
Filmi vjen me regji të Kyle Newacheck, i cili bashkëpunoi me Adam Sandlerin dhe Jennifer Anistonin në filmat “Murder Mystery”, kurse skenarin e kanë bashkëshkruar Sandler dhe skenaristi i filmit të parë, Tim Herlihy.
“Happy Gilmore 2” fillon së transmetuari në Netflix më 25 korrik.
-
Adam Sandler premton t'i bëjë edhe 50 filma të tjerë: Të paktën 25 do të jenë të mirë
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
-
“Practical Magic 2” rikthehet në ekran pas 28 vjetëve
-
Ariana Grande përkrah De Niros e Stillerit në trailerin e ri të filmit “Focker In-Law”
-
“Mortal Kombat 2” u sjell fansave të videolojës skena epike aksion