Showbiz

Rihanna pothuajse është dyfishuar

Muzikantja Rihanna i është nënshtruar një transformimi vizual dhe ekspresiv si artiste që nga hiti i saj i parë i madh “Umbrella” ku ishte dukshëm më e dobët, ndërsa së fundmi i është transformuar edhe figura e cila tani është më e plotë dhe më femërore që kur ka hyrë në dekadën e katërt.

Kjo u pa ditë më parë kur këngëtarja 31-vjeçare u shfaq në New York për ta promovuar 'autobiografinë e saj vizuale', librin për jetën e saj i përbërë vetëm prej fotografive. Ajo me këtë rast pozoi me krenari në një fustan tigri, në të cilin dominonin linjat e saj të theksuara, të cilat, sipas komenteve që u shfaqën në rrjetet sociale, tani janë pak më të mëdha se që jemi mësuar, shkruan KOHA Ditore. Por mendimet e tyre janë të ndara. Disa mendojnë se teprica është e shkëlqyeshme, ndërsa të tjerët ndjejnë keqardhje për "deformimin" e saj.

Disa e kanë kritikuar muzikanten e Barbadosit se po e kopjon kolegen Beyonce e cila e futi në modë teksturën e 'tigrit’, kështu që i krahasuan për nga bukuria dhe stili. Pavarësisht komenteve të përgojuesve, Rihanna duket mjaft e lumtur dhe e rehatshme në figurën e saj. Ndoshta arsyeja është dashuria që po lulëzon me të dashurin e saj dhe dhëndrin potencial, miliarderin saudit Hassan Jameel. Edhe pse romanca e tyre është kryesisht private, çifti është në lidhje që nga viti 2017, ndërsa së fundmi kanë filluar spekulimet për fëmijën e tyre të parë. "Po, unë jam në lidhje për një kohë të gjatë dhe jam shumë e kënaqur," tha Rihanna, e cila në pyetjen nëse donte fëmijë, pa hezituar tha: "pa dyshim."