Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna i ka incizuar dy këngë për filmin e ri “Black Panther”

Besohet se ylli i muzikës R&B, Rihanna, i ka incizuar dy këngë të reja për filmin e ardhshëm, “Black Panther: Wakanda Forever”.

Albumi i tetë i këngëtares i incizuar në studio, “Anti”, doli në treg në vitin 2016 dhe nga atëherë, Riri i ka ngacmuar fansat me publikimin e materialeve të reja muzikore.

Megjithëse ende nuk është konfirmuar ndonjë datë e lansimit të albumit të ri të këngëtares, adhuruesit do të kenë mundësi ta shijojnë performancën e saj në kampionatin e futbollit amerikan, “Super Bowl”, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Dhe sipas portalit “HITS Daily Double”, bëhet e ditur se ylli i hitit “Diamonds” i ka incizuar disa këngë të reja, të cilat pritet të përfshihen në filmin e ardhshëm të studios “Marvel” që lansohet nëpër kinema më 11 nëntor të këtij viti, “Black Panther: Wakanda Forever”.

 

Edhe Rihanna pritet ta shënojë rikthimin në muzikë këtë javë Showbiz Rihanna pritet ta shënojë rikthimin në muzikë këtë javë

 

Ndërkaq, gazetari i së përditshmes “New York Times”, Kyle Buchanan, po ashtu deklaroi se një prej këtyre këngëve do të shërbejë si kolonë zanore e filmit.

“Thashethemet po qarkullojnë dhe unë kam dëgjuar prej javësh që, Rihanna, është duke e incizuar kolonën zanore të filmit ‘Black Panther: Wakanda Forever’. Mënyra më e mirë për ta tejkaluar suksesin e këngës së filmit të kaluar “All the Stars”, është duke e angazhuar e përfshirë këngën e parë të Rihannas në këto vjetët e fundit”.

Studioja “Marvel” dhe këngëtarja miliardere nga Barbadosi, ende nuk i kanë konfirmuar këto thashetheme.

Sa i përket performancës në “Super Bowl”, Rihanna tha se po ndihet nervoze por edhe shumë e emocionuar për këtë shou. Ngjarja më e ndjekur në Amerikë mbahet më 12 shkurt 2023, në stadiumin “State Farm” të Arizonas. Ky do të jetë viti i parë ku “Apple Music” shërben si sponsor i koncertit madhështor, në vend të partnerit të kamotshëm të NFL-it, “Pepsi”.

Edhe Rihanna krijon “ndasi” në mes fansave pas publikimit të videoklipit të parë pas tre vitesh Showbiz Rihanna krijon “ndasi” në mes fansave pas publikimit të videoklipit të parë pas tre vitesh

Në trailerin e shumëpritur të filmit. “Black Panther: Wakanda Forever”, publiku prezantohet me personazhin e lig të quajtur Namor si dhe personin e ri që do ta vesh kostumin e superheroit, Black Panther.

Aktorët që i përsërisin rolet e tyre në vazhdimin e dytë të këtij projekti janë, Angela Bassett, Letitia Wright, Lupita Nyong’o, Winston Duke dhe Danai Gurira.